Borell: Asetet e ngrira Ruse, të përdoren për mbështetjen e Ukrainës / Photo: AA

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, njoftoi se Këshillit të Evropës i ka paraqitur një propozim që 90 për qind e të ardhurave të siguruara nga menaxhimi i aseteve ruse të ngrira të përdoren për mbështetjen e Ukrainës në luftë. Nga llogaria e tij X, Borrell bëri një postim lidhur me përdorimin e të ardhurave të siguruara nga asetet e ngrira të Rusisë në kuadër të sanksioneve të BE-së për të mbështetur Ukrainën.

"Sot i kam paraqitur Këshillit një propozim që të ardhurat e siguruara nga asetet e ngrira të Rusisë, të përdoren me qëllim për mbështetjen në luftën e Ukrainës. 90 për qind do të ndahen nga Fondi Evropian i Paqes dhe 10 për qind nga buxheti i BE-së" njoftoi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së.

Sipas informacioneve të pasqyruara në media, të ardhurat në fjalë korrespondojnë me vlerën 190 miliardë euro të letrave me vlerë dhe parave të gatshme të Bankës Qendrore të Rusisë.

Vendet e BE-së në samitin e liderëve që do të zhvillohet nesër do të trajtojnë edhe një herë çështjen, por nuk pritet të merret vendim menjëherë.

AA