Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrel,l tha se nëse presidenti rus Vlladimir Putin humb pushtetin përballë rebelimit të grupit "Wagner", ai do të përbëjë kërcënim më të madh për Evropën.
Duke iu referuar revoltës së grupit "Wagner" kundër qeverisë ruse, Borrell tha: "Nëse Putini dobësohet, ka rrezik më të madh. Prandaj, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për pasojat e kësaj ngjarjeje".
"Deri tani ne e shihnim Rusinë si një kërcënim sepse po përdor shumë forcë. Tani ne duhet ta shohim Rusinë si rrezik për shkak të paqëndrueshmërisë së brendshme", tha Borrell.
Përveç kësaj, duke nënvizuar se Evropa duhet të mbështesë Ukrainën në plan afatgjatë si dhe "gjatë dhe më pas", Borrell tha se Fondi Evropian i Paqes, të cilin BE-ja e përdori për të mbështetur Ukrainën, do të duhet të shndërrohet në një "fond të mbrojtjes ukrainase".
Borrell tha se fondi do të mbështesë modernizimin e ushtrisë ukrainase nga BE-ja. Buxheti i Fondit Evropian të Paqes u rrit me 3,5 miliardë euro në 12 miliardë euro.