Borxhi publik i Gjermanisë arriti një rekord të ri.  / Foto: AA

Borxhi publik i Gjermanisë ka arritur një rekord të ri, sipas një deklarate nga Enti Federal i Statistikave (Destatis).

Kriza energjetike dhe pandemia COVID-19 rritën borxhin kombëtar me 47 miliardë euro të tjera në një nivel rekord të lartë, tha Destatis.

Në fund të vitit 2022, borxhi federal, shtetëror, komunal dhe social, duke përfshirë të gjitha buxhetet shtesë, arriti në 2,368 miliardë euro.

Borxhi për kokë banori në Gjermani është rritur 244 euro, gjegjësisht 28.164 euro për çdo banor, thuhet në njoftim.

Vetëm qeveria federale kishte 1.620,4 miliardë euro borxh në fund të vitit 2022, një rritje prej 4,6 për qind. Në të kundërt, detyrimet e krahinave individuale gjermane ranë me pesë për qind në 606,9 miliardë euro.

TRT Balkan / agjencitë