Në sulmet e ushtrisë izraelite në qytetin dhe kampin e refugjatëve të Jeninit në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, mbetën të vrarë gjashtë palestinezë, duke përfshirë një mjek, dhe dhjetë persona të tjerë u plagosën.
Ministria palestineze e Shëndetësisë deklaroi se trupat e gjashtë palestinezëve u sollën në spitale.
Nga dhjetë të plagosurit, tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtori i Spitalit Shtetëror të Jeninit, Wissam Bekir, tha se mes të vrarëve është edhe shefi i departamentit të kirurgjisë në këtë spital.
Sipas informacioneve nga burimet e sigurisë, forcat izraelite kanë kryer bastisje në qytetin dhe kampin e Jeninit gjatë natës.
Dëshmitarët okularë thanë se dronët izraelitë po fluturonin mbi Jenin.
Prej datës 7 tetor të viti 2023 në Bregun Perëndimor janë vrarë 512 palestinezë nga sulmet izraelite.