Delegacioni i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) ka hyrë në centralin bërthamor Zaporizhzhia të Ukrainës që ndodhet nën kontrollin e ushtrisë ruse.
Sipas shtypit rus, autokolona me delegacionin nën kryesimin e kryetarit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Mariano Grossi, që u nis nga qyteti Zaporizhzhia ka kaluar në pikën e kontrollit Vasilyevka për të hyrë në zonën nën kontrollin e ushtrisë ruse.
Theksohet se delegacioni mbërriti në centralin bërthamor Zaporizhzhia për të kryer inspektime.
Ndërkohë edhe "Energoatom", kompania shtetërore e energjisë bërthamore të Ukrainës ka bërë të ditur në median sociale se delegacioni ka hyrë në central.
Centrali më i madh bërthamor në Evropë
Centrali bërthamor Zaporizhzhia që ndodhet në juglindje të Ukrainës llogaritet si centrali më i madh bërthamor në Evropë.
Me gjashtë reaktorë bërthamorë dhe një kapacitet për prodhimin e energjisë elektrike prej 5.700 megavat-orë, centrali plotëson 20 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në Ukrainë.
Centrali u mor nën kontroll nga Rusia më 4 mars. Përreth centralit, i cili aktualisht është nën kontrollin e ushtrisë ruse, ndodhin sulme artilerike. Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën lidhur me këto sulme.
1 Sht 2022
Delegacioni i IAEA-së mbërrin në centralin bërthamor Zaporizhzhia
Me gjashtë reaktorë bërthamorë dhe një kapacitet për prodhimin e energjisë elektrike prej 5.700 megavat-orë, centrali plotëson 20 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në Ukrainë.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.