Delegacioni i parë rus mbërrin në Siri pas përmbysjes së regjimit të Asadit.         Foto: AA

Delegacioni i parë rus mbërriti në Damask të martën që nga përmbysja e regjimit të Bashar al-Asad në dhjetor.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA njoftoi se delegacioni udhëhiqet nga dy diplomatë të lartë rusë, zëvendësministri i Jashtëm Mikhail Bogdanov dhe i dërguari special i presidentit Vladimir Putin për Sirinë, Alexander Lavrentiev.

Vizita erdhi vetëm disa ditë pasi BE-ja e lidhi heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë me tërheqjen e forcave të armatosura të huaja nga territori i saj, duke u bërë thirrje autoriteteve siriane të kërkojnë që Rusia të largohet nga bazat e saj ushtarake në Khmeimim dhe Tartus.

TRT Balkan / agjencitë