Dhjetë palestinezë u vranë nga bombardimet izraelite në një klinikë në Gaza / Photo: AA

Të paktën dhjetë palestinezë të zhvendosur u vranë si pasojë e bombardimeve të ushtrisë izraelite ndaj klinikës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në qytetin e Gazës.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, ushtria izraelite ka vazhduar sulmet e saj në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës gjatë natës.

Ushtria izraelite bombardoi një klinikë brenda Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Mesme (UNRWA) në lagjen Al-Sabra në jug të qytetit të Gazës.

Dhjetë palestinezë të zhvendosur u vranë në një sulm nga ushtria izraelite.

Katër palestinezë u vranë si pasojë e bombardimit të shtëpisë së familjes Abu al-Husna në Jabalia, në veri të Rripit të Gazës.

Si pasojë e bombardimeve izraelite të shtëpisë së familjes Bersh në kampin e refugjatëve Al-Burajj, pesë persona mbetën të vrarë, mes tyre një fëmijë.

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori kanë vrarë të paktën 35,173 palestinezë, duke përfshirë të paktën 14,944 fëmijë dhe 9,849 gra, dhe kanë plagosur 79,061 njerëz.

Supozohet se ka mijëra palestinezë të tjerë të vrarë nën rrënoja.

AA