Një strehimore për refugjatët nga Ukraina në Gjermaninë veriore është rrafshuar me tokë nga flakët, raportojnë mediat gjermane.
Asnjë nga 14 refugjatët që banonin në të nuk është lënduar. Mbrëmjen e së mërkurës, zjarri kaploi ndërtesën që dikur shërbente si hotel, në Gross Stromkendorf, qytezë në shtetin Mecklenburg-Pomerania Perëndimore.
Zyra e policisë së Rostokut tha në një deklaratë se dyshojnë për dimension politik në rastin e zjarrvënies.
Simboli i Svastikës i parapriu zjarrit
Policia ka vizituar të njëjtin vend gjatë fundjavës pasi një simbol i Svastikës u gjet i vizatuar me ngjyrë në hyrje të ndërtesës, thonë mediat lokale.
“Nga shumë vitet përvojë si zjarrfikës, mund të konkludoj se zjarri ishte i qëllimshëm”, u tha gazetarëve zyrtari i qarkut Tino Schomann.
Sipas departamentit zjarrfikës, shërbimet e emergjencës duhej ta linin ndërtesën të digjej në mënyrë të kontolluar, pasi nuk mund të shpëtohej më.
Refugjatët u vendosën në ndërtesa të tjera nga autoritetet.
Zjarri, në shtetin lindor të varfër të Mecklenburg-Vorpommern, me popullsi të rrallë, ndodhi pranë vendit ku, në gusht 1992, qindra radikalë të ekstremit të djathtë u rebeluan kundër azilkërkuesve për dy ditë, duke hedhur bomba me benzinë në kampet e tyre, në periudhën e pasluftës. Këto u shënuan si sulmet më të këqija të turmës kundër emigrantëve në Gjermani.
Këto ngjarje shkaktuan sulme të ngjashme në të gjithë Gjermaninë, duke përfshirë djegien e shtëpisë së një familjeje turke në Solingen nga neonazistët.
20 Tet 2022
Digjet strehimorja e refugjatëve, dyshohet sulm nga neonazistët gjermanë
Dëshmitë e para flasin për zjarrvënie të qëllimshme, sipas autoriteteve gjermane, ndërsa dyshohet të jetë motivuar nga ideologjia neonaziste kundër emigrantëve.
TRT World
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.