Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit ka raportuar se kanë gjetur vendndodhjen e rrënojave të helikopterit të Presidentit Ebrahim Raisi, pasi ai u zbulua nga një mjet ajror pa pilot (UAV) turk Akinci.
Të hënën herët, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe iraniane, Pir Hossein Kolivand, njoftoi se kanë mbetur edhe dy kilometra për të arritur në zonën ku ndodhen rrënojat.
Agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA konfirmoi gjithashtu gjetjen e helikopterit.
"Vendndodhja e helikopterit të Presidentit është gjetur. Ekipet e kërkim-shpëtimit iu afruan vendit ku ndodhi aksidenti", tha agjencia.
Pas punimeve të kërkim-shpëtimit në vend, presidenti iranian Ebrahim Raisi, ministri i jashtëm i vendit dhe të tjerë janë gjetur të vdekur, raportoi televizioni shtetëror iranian.
Burimi i nxehtësisë i identifikuar nga UAV-të turke
Mjeti ajror turk Bayraktar Akinci (UAV) identifikoi një burim nxehtësie të hënën herët që dyshohej se ishin rrënojat e një helikopteri që mbante presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe ndau koordinatat e tij me autoritetet iraniane, ka njoftuar agjencia e lajmeve Anadolu.
Pas rrëzimit të helikopterit me Raisin, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare Turke caktoi një UAV Akinci dhe një helikopter të tipit Cougar me aftësi shikimi natën për të marrë pjesë në aktivitetet e kërkimit.
Türkiye ka dërguar gjithashtu një helikopter kërkim-shpëtimi me vrojtim nate dhe 32 shpëtimtarë pas një kërkese nga Irani, siç njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit (AFAD) të dielën.
"Irani ka kërkuar një helikopter kërkimi dhe shpëtimi me vrojtim natën nga Türkiye" përmes Ministrisë së Jashtme turke, tha agjencia në X.
“32 alpinistë të kërkim-shpëtimit nga degët Van dhe Erzurum të Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe 6 automjete janë në rrugë për në zonë”, vijoi agjencia.
Gjithashtu, "15 personel alpinistë të kërkim-shpëtimit nga Ankaraja, Diyarbakiri dhe Konia janë në gatishmëri", tha agjencia dhe shtoi se po monitoron nga afër situatën për zhvillime të mëtejshme.
Rrëzimi i helikopterit
Presidenti Raisi mori pjesë të dielën me helikopter në ceremoninë e inaugurimit të një dige në kufirin Iran-Azerbajxhan.
Televizioni shtetëror iranian raportoi se aksidenti ndodhi kur helikopteri i Raisit bëri një ulje të vështirë ndërsa kthehej nga rajoni.
Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, Malik Rahmeti, guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor dhe Imam Ayatollah Ali Hashim i provincës Tabriz ishin gjithashtu në bordin e helikopterit.
Ekipet e kërkim-shpëtimit raportojnë se puna vazhdon me vështirësi për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.