Pas 38 vitesh ka shpërthyer vullkani Mauna Loa në Hawai të ShBA-së.
Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së (USGS) paralajmëroi banorët e ishullit se shpërthimi i vullkanit më të madh aktiv në botë mund të jetë shumë dinamik dhe drejtimi e shpejtësia e rrjedhës mund të ndryshojnë.
Zyrtarët deklaruan se banorët e ishullit duhet të përgatiten për një evakuim të mundshëm dhe për skenarin më të keq, në rast se drejtimi i rrjedhës së llavës ndryshon me shpejtësi.
Ken Hon nga Observatori Vullkanik në Hawai tha se, pas shpërthimit të madh pas 38 vitesh, pati tërmete pasuese.
Zyrtarët shëndetësorë njoftuan se cilësia e ajrit në Hawai po monitorohet dhe tani është në gjendje të mirë.
AA