Në sektorin e prodhimit, indeksi ra ndjeshëm dhe kompanitë ishin më pak të kënaqura me operacionet e tyre aktuale.     FOTO: AA

Disponimi ekonomik në Gjermani është ulur ndjeshëm në shtator dhe vendi po rrëshqet në recesion, njoftoi sot Instituti për kërkime ekonomike Ifo me seli në Mynih.

“Indeksi i klimës afariste Ifo ra në 84.3 pikë në shtator nga 88.6 pikë në gusht”, thuhet në njoftim duke shtuar se ishte niveli më i ulët që nga maji i vitit 2020.

Në sektorin e prodhimit, indeksi ra ndjeshëm dhe kompanitë ishin më pak të kënaqura me operacionet e tyre aktuale.

"Definitivisht janë të shqetësuar për gjashtë muajt e ardhshëm. Në sektorin e shërbimeve, indeksi i klimës afariste është rritur", thekson instituti.

Më tej thuhet se për herë të parë që nga shkurti i vitit 2021, situata e biznesit është kthyer në territor negativ.

AA