Ekonomia gjermane stagnoi në tremujorin e dytë të 2023-shit / Foto: AA

Pas dy rënieve të njëpasnjëshme tremujore, ekonomia gjermane stagnoi në tremujorin e dytë të këtij viti, pra rritja e Prodhimit Bruto Vendor (PBV) arriti në zero për qind, sipas të dhënave të Entit Federal të Statistikave (Destatis) të publikuara të premten.

Sipas të dhënave, ekonomia gjermane nuk ka vijuar rënien në periudhën prill-qershor, por as nuk ka mundur të rritet.

Gjermania hyri në recesion pasi ra me 0,2 për qind në tremujorin e parë të vitit 2023 dhe 0,4 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2022.

Në të thuhet se, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, investimet e kapitalit fiks bruto në makineri dhe pajisje janë rritur me 0,6 për qind dhe kanë tejkaluar lehtësisht investimet e kapitalit fiks bruto në ndërtim, të cilat janë rritur me 0,2 për qind pas përafrimit të çmimeve, sezonale dhe kalendarike.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2023, eksporti total i mallrave dhe shërbimeve u ul me 1,1 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023, pas rregullimeve të çmimeve, sezonale dhe kalendarike”, thotë Destatis.

Ndërkohë, PBV-ja gjermane në bazë mujore u ul me 0,6 për qind në qershor.

AA