Me rritjen e shqetësimeve për çmimet e larta të energjisë në Gjermani, ekzistenca ekonomike e shumë kompanive gjermane është në rrezik më të madh këtë muaj në krahasim me muajin e kaluar.
Sipas një sondazhi me 1.100 kompani nga Shoqata Gjermane e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (BVMW), 52 për qind e kompanive në vend mendojnë se asetet e tyre ekonomike kërcënohen nga çmimet e larta të energjisë.
Në sondazhin e Shoqatës në gusht, 42 për qind e kompanive e kanë konsideruar ekzistencën e tyre si të kërcënuar nga rritjet e larta të çmimeve në tregjet e energjisë si rezultat i luftës Rusi-Ukrainë.
Markus Jerger, kryetar i Bordit të BVMW-së, ka deklaruar se situata është përkeqësuar me krizën energjetike dhe shumë kompani janë të shqetësuara për asetet e tyre.
Jerger i ka kërkuar qeverisë federale të sigurojë ndihmë të shpejtë dhe të menjëhershme, duke rekomanduar 15 miliardë euro financime për kompanitë e vogla dhe të mesme.
Gjermania po përballet me një krizë energjetike të shkaktuar nga vendimi i Moskës për të ndaluar rrjedhën e gazit përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1.
Teksa shqetësimet e shkaktuara nga lufta në rajon vazhdojnë të rëndojnë mbi furnizimet me energji, qeveria gjermane po përpiqet të mbajë në lëvizje rrotat e industrisë, dritat e ndezura dhe shtëpitë të ngrohta këtë dimër.
Sipas ekonomistëve, ekonomia gjermane do të përballet me disa sfida për muajt e ardhshëm për shkak të krizës energjetike. Çmimet e larta të energjisë po bëjnë që konsumatorët të humbasin fuqinë blerëse dhe ta bëjnë prodhimin jofitimprurës për shumë kompani.
28 Sht 2022
Ekzistenca e kompanive gjermane në rrezik
Gjermania po përballet me një krizë energjetike të shkaktuar nga vendimi i Moskës për të ndaluar rrjedhën e gazit përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.