Hakerët zbulojnë informacione të 200 milionë përdoruesve të Twitter-it.     Foto: Reuters

Raportohet se hakerët vodhën të dhënat personale të më shumë se 200 milionë përdoruesve të Twitter-it dhe zbuluan këto detaje, duke përfshirë adresat e emailit dhe numrat e telefonit, në faqen e internetit të hakerëve.

Incidenti "për fat të keq do të çojë në hakime të shumta, vjedhje të qëllimshme të identitetit 'phishing' (tentim mashtrues, zakonisht i bërë përmes emailit për të vjedhur informatat personale) dhe 'doxxing' (praktikë e kërkimit, ndarjes dhe publikimit të informacionit personal të njerëzve në një faqe interneti)", tha të mërkurën Alan Gal, bashkëthemelues i kompanisë izraelite të monitorimit të sigurisë kibernetike Hudson Rock.

Duke e përshkruar shkeljen si "një nga rrjedhjet më të mëdha" që ai ka parë gjatë gjithë jetës së tij, Gal postoi për herë të parë në faqen e rrjetit social të biznesit, LinkedIn, më 24 dhjetor.

Pamjet e ekranit të forumit të hakerëve, ku u shfaqën të dhënat të mërkurën, kanë qarkulluar në internet.

Twitter nuk i është përgjigjur asnjë postimi që përmend shkeljen dhe as nuk komentoi raportimin e ndarë nga studiuesi i sigurisë kibernetike.

Nuk është e qartë nëse platforma e mediave sociale ka ndërmarrë ndonjë hap për të hetuar apo trajtuar çështjen.

Identiteti i atyre që qëndrojnë pas hakimit nuk dihet ende, së bashku me detaje të tjera.

Kjo mund të ketë ndodhur qysh në vitin 2021, shumë përpara se milioneri Elon Musk të merrte drejtimin e kompanisë tetorin e kaluar në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh që është pasuar me polemika dhe trazira.

Pretendimet për madhësinë dhe shtrirjen e shkeljes fillimisht varionin me llogaritë e hershme dhjetorin e kaluar, ku thuhet se 400 milionë adresa email dhe numra telefoni ishin vjedhur.

AA