Presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin.
Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimit e Presidencës Turke, në këtë bisedë u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe midis Türkiyes dhe Rusisë, si dhe çështje rajonale dhe globale.
Gjatë bisedës, Erdoğan theksoi synimin për të zgjeruar bashkëpunimin në shumë fusha, veçanërisht për ta rritur volumin tregtar mes dy vendeve.
Presidenti turk gjithashtu nënvizoi përpjekjet e Türkiyes për të ulur tensionet në rajon dhe për të kontribuar në proceset e paqes.
TRT Balkan / agjencitë