Mbi 1.000 mjekë dhe infermierë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza / Photo: AA

Autoritetet lokale njoftuan se që nga 7 tetori i vitit të kaluar e deri më tani sulmet izraelite kanë vrarë mbi 1.000 mjekë dhe infermierë në Rripin e Gazës.

“Përveç kësaj, mbi 310 punonjës të tjerë të shëndetësisë u arrestuan, torturuan dhe ekzekutuan në burgje,” tha zyra e medias e qeverisë së Gazës në një deklaratë.

Zyra e medias akuzoi ushtrinë izraelite për targetimin sistematik të spitaleve si pjesë e një plani për të minuar sistemin shëndetësor në Gaza.

“Spitalet janë bërë objektiv i shpallur për ushtrinë izraelite, e cila i ka bombarduar, rrethuar dhe sulmuar ato, duke vrarë mjekë dhe infermierë dhe duke plagosur të tjerë pas goditjeve direkte,” thuhej në deklaratë.

Drejtori i Spitalit Kamal Adwan, Hussam Abu Safiya, u plagos në një sulm ajror izraelit mbi objektin dhe zonën përreth tij në veri të Gazës të shtunën.

Izraeli ka nisur një luftë gjenocidale ndaj Ripit të Gazës pas një sulmi të Hamasit vitin e kaluar, duke vrarë mbi 44.200 njerëz, shumica gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur mbi 104.500.

TRT Balkan / agjencitë