Erdoğan dhe kreu i Hamasit flasin për t'i dhënë fund konfliktit në Gaza          / Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, dhe kreu i Hamasit, Ismail Hanije, zhvilluan një bisedë telefonike të hënën ku diskutuan përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit dhe dhunës në Gaza.

"Ne folëm në telefon me Ismail Hanije, shefin e Byrosë Politike të Hamasit, përpara takimit të kabinetit tonë. Gjatë bisedës sonë me Hanijen, ne diskutuam përpjekjet për t'u dhënë fund konflikteve dhe dhunës në Gaza," shkruan Erdoğan në X.

Presidenti turk vijoi më tej se ata vlerësuan pranimin e propozimit të armëpushimit nga Hamasi të marrë nëpërmjet ndërmjetësve.

Erdoğan e konsideroi lëvizje pozitive vendimin e Hamasit, që sipas presidentit ishte i nxitur nga sugjerimet e Türkiyes, ndërsa theksoi se edhe Izraeli duhet të ndërmarrë hapa për një armëpushim të përhershëm, tha Erdoğan.

Ndërkaq, ai u bëri thirrje gjithashtu të gjitha palëve, veçanërisht vendeve perëndimore, të ushtrojnë "presion të nevojshëm" mbi Izraelin për një armëpushim.

Që nga ditët e para të konfliktit, rreth shtatë muaj më parë, Türkiye ka bërë presion në mënyrë të përsëritur për një armëpushim në Gaza dhe u ka bërë thirrje të gjitha vendeve në mbarë botën që të ndihmojnë për të arritur marrëveshje.

TRT Balkan / agjencitë