Erdoğan: Qeveria izraelite nuk duhet të lejohet të shkelë armëpushimin         / Foto: AA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan të enjten i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të përmbushë detyrimet e tij ndaj popullit të Gazës.

"Qeveria izraelite nuk duhet të lejohet të shkelë armëpushimin", tha Erdoğan gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij mongol, Ukhnaa Khurelsukh, në kryeqytetin Ankara.

Bota "duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj ligjore dhe morale ndaj gazianëve", tha presidenti turk.

"Pavarësisht se humbën më shumë se 50.000 martirë, kryesisht gra dhe fëmijë, Gaza nuk u dorëzua, nuk u nënshtrua dhe gazianët nuk iu përkulën shtypësve", u shpreh Erdoğan.

"Si një aleancë e njerëzimit, duhet të punojmë më shumë, veçanërisht nga ky moment, për të siguruar respektimin e armëpushimit dhe për të shëruar plagët në Gaza", shtoi kreu i shtetit turk.

"Türkiye beson se bisedimet për paqe për një shtet palestinez të pavarur dhe sovran me Jerusalemin Lindor si kryeqytet duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur", theksoi Erdoğan.

Nga ana tjetër, Khurelsukh shprehu mirënjohjen e vendit të tij për "përpjekjet e Türkiyes për të vendosur paqe si në nivel global ashtu edhe rajonal."

Më herët të enjten, Erdoğan priti Khurelsukh në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara.

Konferenca e përbashkët për shtyp u zhvillua pas takimeve ballë për ballë dhe në nivel delegacionesh.

Ukhnaa mbërriti në Türkiye të mërkurën për një vizitë zyrtare pesëditore.

TRT Balkan / agjencitë