EURO 2024: Spanja pret “biletën” për finalen e madhe, Yamal thyen rekord / Photo: AA

Spanja triumfoi me rezutat 2 me 1 kundër Francës të martën në ndeshjen e zhvilluar në Munich Football Arena duke kaluar në finalen e UEFA EURO 2024.

Goditja me kokë nga Randal Kolo Muani çoi Francën në avantazh 1-0 kundër Spanjës në minutën e nëntë, i asistuar nga Kylian Mbappe.

Goli i shkëlqyer i Lamine Yamal nga distanca në minutën e 21-të ia doli ta kthejë Spanjën në barazim.

Yamal, në moshën 16-vjeçare, u bë golashënuesi më i ri në historinë e Kampionatit Evropian, duke thyer rekordin e legjendës Pele.

Pas katër minutash, spanjollët kaluan në epërsi me një përfundim nga afër nga Dani Olmo.

Spanja do të përballet me fituesin e ndeshjes Holandë-Angli.

Ndeshja finale do të luhet në Olympiastadion Berlin më 14 korrik.

AA