Vendet evropiane kanë ndarë rreth 500 miliardë euro për krizën energjetike deri më tani, thonë think tank-u Bruegel me qendër në Bruksel.
Bruegel publikoi studimin e tij mbi masat kombëtare të vendeve evropiane për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga rritja e çmimeve të energjisë.
Për të luftuar rritjen e çmimeve të energjisë, masa të ndryshme u vunë në fuqi në shumë vende evropiane midis shtatorit të vitit 2021 dhe shtatorit 2022.
Këto masa regjistruan që Britania e Madhe ndau 178,6 miliardë euro në burime, ndërsa Gjermania, Italia dhe Franca caktuan respektivisht 100,2 miliardë, 59,2 miliardë dhe 53,6 miliardë euro.
Spanja, Polonia dhe Austria caktuan respektivisht 35,5 miliardë, 10,6 miliardë dhe 8,9 miliardë euro për të luftuar rritjen e faturave të energjisë.
Vendet me burime më të vogla përfshinin Irlandën me 700 milionë euro, Finlandën me 500 milionë euro, Slloveninë me 400 milionë euro, Maltën dhe Estoninë me 200 milionë euro.
Në përgjithësi, vendet evropiane zotuan 492,4 miliardë euro për programe të ndryshme kundër krizës energjetike.
Ministrat e Energjisë të vendeve anëtare të BE-së do të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm në Bruksel më 30 shtator për të diskutuar masat e mëtejshme për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe gazit natyror.
23 Sht 2022
Evropa ndanë 500 miliardë euro për krizën energjetike
Për të luftuar rritjen e çmimeve të energjisë, masa të ndryshme u vunë në fuqi në shumë vende evropiane midis shtatorit të vitit 2021 dhe shtatorit 2022.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore