Vizita në Siri në këtë moment kyç është një shprehje e solidaritetit të Sllovenisë me popullin sirian, i cili meriton një të ardhme më të mirë pas 14 vitesh ferri, tha ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon, pas takimit të sotëm në Damask me presidentin sirian Ahmed Al-Shara dhe ministrin e Jashtëm Asad Hassan Al-Shaibani.
Ajo theksoi se autoritetet e përkohshme siriane po përballen me një mundësi historike dhe një përgjegjësi të rëndësishme.
"Është thelbësore të zbatojnë një tranzicion gjithëpërfshirës dhe të ndërtojnë një shtet të përshtatur me nevojat e të gjithë sirianëve. Një Siri e re dhe e bashkuar duhet ta marrë parasysh zërin e shoqërisë civile dhe të grave", tha Fajon.
TRT Balkan / agjencitë