Kryediplomati turk Hakan Fidan theksoi se nuk duhet të lejohet që organizatat terroriste si PKK dhe DEASH të përfitojnë nga kaosi në Siri.
Sipas burimeve diplomatike turke, kjo erdhi gjatë një bisede telefonike me homologun e tij amerikan, Antony Blinken, ku u diskutua situata në Siri.
Duke theksuar rëndësinë e mospërsëritjes së gabimeve të së shkuarës, Fidan nënvizoi se në këtë fazë, regjimi duhet të veprojë në mënyrë reale duke u angazhuar në dialog me opozitën dhe duke nisur një proces politik.
Ai theksoi se të gjithë aktorët në rajon duhet të luajnë një rol konstruktiv.
Fidan tha gjithashtu se është e rëndësishme të merren masat e nevojshme për të parandaluar që armët kimike të mbajtura nga regjimi të mos shndërrohen në një rrezik për rajonin.
Duke theksuar rëndësinë e ndihmave humanitare që arrijnë në Siri, Fidan vuri në dukje se Türkiye ka ofruar mbështetjen e nevojshme.