Gaza, regjistrohen të vdekur e të plagosur nga sulmet izraelite gjatë natës       / Foto: AA

Në sulmet izraelite gjatë natës në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, ka të vrarë dhe të plagosur.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, shumë palestinezë, duke përfshirë fëmijë dhe gra, janë vrarë dhe plagosur si pasojë e sulmeve në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.

Mbështetur në burime mjekësore, gjashtë palestinezë, përfshirë fëmijë dhe gra, janë vrarë si pasojë e bombardimit të shtëpisë së familjes Kishta në rajonin Hirbet Ads, në veri të Rafahut.

Trupat e palestinezëve u sollën në spitalin e Kuvajtit. Kampi i refugjatëve Yebna, i vendosur gjithashtu në pjesët qendrore të qytetit të Rafah, ka qenë objektiv i sulmeve izraelite. Zona e Kishta dhe Helal Bazar në jug të qytetit të Rafahut ishin gjithashtu në shënjestër të sulmeve izraelite.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan gjithashtu njësi banimi në kampin e refugjatëve në rajonin Nusairat në pjesët qendrore të Rripit të Gazës.

Njësitë e banimit në zonën e Beit Lahiye u bombarduan gjithashtu. Pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të ndalur menjëherë sulmet e saj, ushtria izraelite vazhdon të sulmojë qytetin e Rafahut.

TRT Balkan / agjencitë