Gaza: Të paktën pesë palestinezë u vranë në një sulm izraelit / Photo: AA

Të paktën pesë palestinezë, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë në një sulm izraelit në shtëpinë e familjes palestineze Manaima në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në pjesën qendrore të Gazës.

Si pasojë e sulmit, shtëpia u shemb. Pesë palestinezë u vranë dhe shumë u plagosën. Trupat e të vrarëve dhe të plagosurve janë transferuar në spitalin Al-Aksa në Deir Belah. Ekipet mjekësore u dhanë ndihmën e parë fëmijëve të plagosur në sulm.

Në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka kryer sulme të ashpra në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit të kaluar dhe deri më tani janë vrarë më shumë se 38.500 palestinezë dhe më shumë se 88.800 janë plagosur në këto sulme.

Izraeli akuzohet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.


TRT Balkan / agjencitë