Drejtori ekzekutiv i kompanisë ruse të energjisë Gazprom, Alexey Miller deklaroi se pavarësisht rënies së shitjeve të gazit natyror, të ardhurat e kompanisë do të rriten ndjeshëm këtë vit në krahasim me vitin e kaluar.
Në një deklaratë me shkrim nga Gazprom, janë përfshirë edhe vlerësimet e Millerit me rastin e “Ditës së Punëtorëve të Industrisë së Naftës dhe Gazit Natyror”.
Duke shpjeguar se Gazprom që nga ky vit filloi të prodhojë 288.1 miliardë metra kub gaz natyror, Miller tha: "Ndërsa 154.7 miliardë metra kub nga kjo u furnizua tregu i brendshëm, 82.2 miliardë metra kub u dërguan në vendet jashtë Komonuelthit të Shteteve të Pavarura".
Ai theksoi se eksportet në tregun e huaj kanë rënë.
"Pavarësisht rënies së furnizimit me gaz në tregjet e huaja, llogaritjet tona tregojnë se rezultatet financiare të Gazprom-it do të jenë dukshëm më të larta për vitin 2022 sesa të ardhurat tona të vitit 2021", tha Miller.
Sipas tij, ka ndryshime të rëndësishme në tregjet e gazit natyror.
"Siç e kemi thënë më parë, arsyet për këtë janë vendimet e gabuara dhe politikat sanksionuese të rregullatorëve perëndimorë", tha Miller.
Dërgesat e Rusisë në Kinë janë në rritje
Duke deklaruar se ka pasur një "rritje" të çmimeve të gazit natyror në Evropë, Miller tha se çmimi i gazit natyror lëviz rregullisht mbi brezin prej 3.000 dollarë për 1.000 metra kub.
"Në kulmin e periudhës së vjeshtës dhe dimrit (në Evropë), çmimi i gazit natyror mund të kalojë 4.000 dollarë për 1.000 m3”, tha Miller.
Po ashtu ai potencoi se Azia është në konkurrencë me Evropën në furnizimin me gaz natyror të lëngshëm (LNG) dhe se efektet sezonale ushtrojnë presion mbi çmimet në Azi.
Ai tha se agjenda e Evropës për klimën është lënë gjithashtu në shesh.
"Ne mund të shohim se sa ndjeshëm është rritur konsumi i qymyrit dhe benzinës në Evropë. Ajo që është edhe më interesante është rritja e kërkesës për djegien e drunjve. Të gjithë kanë vendosur të mbledhin dru për djegie. Askush nuk po merr parasysh axhendën mjedisore. Të gjithë po mendojnë se si ta kalojnë dimrin e ardhshëm", tha Miller.
Kreu i Gazprom-it shtoi se dërgesat e gazit natyror të Rusisë në Kinë u rritën me 60 për qind në tetë muajt e vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.