Gjermani, 3.5 vjet burg për oficerin që spiunoi për Rusinë / Photo: Getty Images

Një kapiten me detyrë në Forcat e Armatosura të Gjermanisë u dënua me 3,5 vjet burg me arsyen se ka kryer spiunazh për Rusinë.

Gjykata e Lartë e rajonit Düsseldorf në Gjermani njoftoi se oficeri 54-vjeçar është gjetur fajtor për dhënien e informacioneve të ndjeshme ushtarake Rusisë.

Gjykata dha dënim me 3,5 vjet burg për oficerin.

Oficeri, i cili pranoi krimin e tij në gjykatë, u arrestua më 9 gusht të vitit 2023.

Mësohet se në periudhën që spiunonte në favor të Rusisë kapiteni ishte anëtar i Partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë dhe se ai më pas dha dorëheqje nga anëtarësimi në parti.

AA
Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni faqen, ju pranoni përdorimin e cookies.Politika e Cookies
Pranoj