Gjermani: Mbishkrime antimyslimane të shkruara në murin e një xhamie     Foto: AA

Në murin e xhamisë në Unionin Turko-Islamik për Çështjet Fetare (DITIB) në qytetin Offenbach, i cili ndodhet në shtetin federal gjerman të Essenit, janë shkruar mbishkrime dhe fyerje antimyslimane. Sipas njoftimit të policisë, ka nisur hetimi për gjetjen e autorëve të këtij sulmi antimysliman të kryer në orët e mëngjesit të së shtunës. Në mure ishin shkruar fyerje kundër Islamit dhe të Dërguarit të Zotit, Muhamedit. Policia u kërkoi dëshmitarëve okularë, nëse kanë informacion, ta ndajnë. Përndryshe, vitin e kaluar në Gjermani janë kryer 662 krime kundër myslimanëve dhe xhamive.

AA