Punonjësit e transportit publik në Gjermani filluan grevën njëditore paralajmëruese sot me qëllim të shtimit të presionit ndaj qeverisë lidhur me mosmarrëveshjen e vazhdueshme për pagat. Pasagjerët janë paralajmëruar të përgatiten për udhëtime me ndërprerje në qytetet kryesore, përfshirë Këlnin, Frankfurtin, Shtutgartin dhe Mynihun. Drejtuesit e autobusëve, tramvajit dhe metrosë në gjashtë shtete federale do t'i bashkohen grevës, e cila synon të tërheqë vëmendjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe nevojës për të forcuar transportin publik. Sindikata Verdi njoftoi se greva do të vazhdojë deri në mesnatë në Baden-Wuerttemberg, Saksoni, Hesse, Saksonia e Ulët, Rheinland-Pfalz dhe Rajna Veriore-Vestfalia. Punonjësit e sektorit publik kanë nisur grevën në shtete të ndryshme federale që nga java e kaluar pasi raundi i dytë i negociatave kolektive me qeverinë përfundoi pa marrëveshje. Sindikata, e cila përfaqëson rreth 2,5 milionë punonjës të sektorit publik, kërkon rritje pagash prej 10,5 për qind dhe jo më pak se 500 euro në mes të inflacionit në rritje dhe krizës së kostos së jetesës. Raundi i ri i negociatave është planifikuar për në fund të këtij muaji.
3 Mar 2023
Gjermani, punonjësit e transportit publik në grevë për shkak të pagave
Drejtuesit e autobusëve, tramvajit dhe metrosë do të dalin në rrugët e qyteteve kryesore, ndërsa pasagjerët në Frankfurt, Shtutgart dhe Mynih pritet të përballen me pengesa të rënda të udhëtimit.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Pse fitorja e Trumpit mund të ndikojë pozitivisht në tregjet financiare?
Bitcoin dhe aksionet po fluturojnë pas zgjedhjeve në ShBA, duke regjistruar nivele të larta të performancës. Por, çfarë është ajo që e ka bërë fitoren e Trumpit të perceptohet si një mundësi pozitive për ekonominë dhe tregjet financiare?
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore