Gjermania dërgon 2 sisteme të mbrojtjes ajrore "Patriot" në Ukrainë

Gjermania dërgon 2 sisteme të mbrojtjes ajrore "Patriot" në Ukrainë

“Patriot” është sistem raketor i mbrojtjes ajrore i prodhimit amerikan.
Gjermania dërgon 2 sisteme të mbrojtjes ajrore "Patriot" në Ukrainë / Foto: AA

Gjermania ka dorëzuar dy sisteme të mbrojtjes ajrore "Patriot" në Ukrainë, konfirmuan sot autoritetet.

Sipas një dokumenti të publikuar në uebsajtin e qeverisë, Gjermania përmbylli dërgesën e dy sistemeve raketore "Patriot".

Ato iu premtuan Ukrainës gjatë Samitit të NATO-s në Lituani në korrik.

Lista e përditësuar e ndihmave të qeverisë gjermane përfshinte gjithashtu 10 automjete të tjera për të gjitha terrenet, katër dronë zbulimi, 100 mitralozë MG5 dhe rreth 6.500 fishekë municione 155 mm.

Gjermania rriti mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën pas presionit nga ShBA-ja dhe aleatët e tjerë dhe aktualisht është furnizuesi i dytë më i madh i armëve në vend.

Në muajt e fundit, Berlini furnizoi armë dhe pajisje me vlerë miliarda dollarë, përfshirë tanke luftarake, automjete luftarake të këmbësorisë, transportues të blinduar të personelit dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

AA