Gjithnjë e më shumë qytetarë gjermanë po përballen me vështirësi të mëdha financiare ku çmimet e energjisë dhe produkteve ushqimore mund të rriten më tej gjatë vjeshtës dhe dimrit, u njoftua të mërkurën.
“Pothuajse një e treta e qytetarëve gjermanë, 32 për qind, nuk janë në gjendje të ndajnë 1.150 euro nga financat që kanë në dispozicion për shpenzime të papritura, le të themi në rast të prishjes së makinës ose nevojës për të blerë një pajisje”, thuhet në deklaratën e Zyrës Federale për Statistika në Wiesbaden.
Kjo e bën grupin e këtyre qytetarëve më të madh se në Francë (27 për qind) ose në Holandë (15.1 për qind). Në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, si Kroacia, Rumania, Greqia, Qiproja dhe Letonia, përqindja e qytetarëve që nuk janë në gjendje të ndajnë fonde për shpenzime të papritura nga kursimet e tyre e kalon vlerën 40 për qind.
Në Gjermani, në vitin 2021, dy të pestat e qytetarëve kishin në dispozicion më pak se 22.000 euro në vit.
Ekspertët besojnë se gjendja materiale e qytetarëve që kanë pasur probleme financiare më parë është përkeqësuar edhe më shumë gjatë pandemisë së koronavirusit dhe muajt e fundit për shkak të inflacionit.
Në shtator, inflacioni në Gjermani ishte 10 për qind dhe instituti ekonomik Ifo parashikon një rritje të mëtejshme të çmimeve.
“Rritja e çmimeve vlen kryesisht për energjinë elektrike dhe gazin, por edhe për segmentet e tjera”, tha presidenti i Institutit Ifo, Timo Wollmershaeuser.
Sipas informacioneve nga ky Institut, shumica e zinxhirëve të shitjes me pakicë planifikojnë të rrisin çmimet në javët dhe muajt në vijim dhe e njëjta gjë vlen edhe për restorantet dhe hotelieritë.
Javën e kaluar, qeveria gjermane miratoi një paketë të re masash me vlerë prej 200 miliardë euro, e cila do të ndihmonte qytetarët dhe ekonominë të kapërcejnë situatën e krijuar financiare të krijuar nga rritja e çmimeve, në radhë të parë e energjisë elektrike, nëpërmjet subvencioneve për çmimet e energjisë.
6 Tet 2022
Gjermania: Gjithnjë e më shumë qytetarë në probleme financiare
Pothuajse një e treta e qytetarëve gjermanë, 32 për qind, nuk janë në gjendje të ndajnë mjete për shpenzime të papritura.
HINA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore