Gjermania mund të mos i përmbushë objektivat e saj të kursimit të gazit për shkak të temperaturave më të ftohta se mesatarja.
Qëllimi i qeverisë gjermane për plotësimin e objekteve të depozitimit të gazit në 95 për qind deri më 1 nëntor është tani në rrezik, raportoi Business Insider të hënën.
Sipas një raporti të Deutsche Bank të publikuar nga faqja e lajmeve, familjet gjermane duhet të reduktojnë konsumin e gazit me të paktën 20 për qind për të kaluar dimrin pa mungesa.
Por, familjet tashmë kanë rritur konsumin e tyre në shtator në krahasim me vitin e kaluar, thanë ekspertët për faqen e lajmeve.
Nëse familjet gjermane ulin konsumin e tyre të gazit me 15 për qind, vendi ka të ngjarë të shmangë mungesat deri në fillim të marsit, sipas ekspertëve.
Mirëpo, nëse konsumi bie vetëm me 10 për qind, objektet e depozitimit të gazit do të jenë bosh në shkurt, thonë ekspertët.
Konsumi ‘në rritje’
Agjencia Federale e Rrjetit, me seli në Bon, është një autoritet i sipërm federal gjerman, i cili vendos nëse do të racionojë gazin në rast të mungesës.
“Nuk jam aspak i lumtur për shifrat për konsumin privat, të cilat ngrihen në qiell pikërisht në fillim të sezonit të ftohtë”, tha Klaus Muller, kreu i agjencisë, për të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Muller shtoi se me shifrat aktuale të konsumit, ai nuk e sheh Gjermaninë të kalonte dimrin pa mungesë gazi.
“Ne po shohim një rritje dramatike të çmimit të gazit natyror, ka fushata të kursimit të energjisë dhe megjithatë konsumi po rritet ndjeshëm”, tha Muller.
Kriza energjetike
Gjermania, ekonomia më e madhe e BE-së, po përballet me krizën më të madhe energjetike ndonjëherë, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë.
Rusia ndaloi dërgesat e gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në fillim të këtij muaji, në përgjigje të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës për ofensivën e saj ndaj Kievit.
Gazsjellësi Nord Stream 2 u pezullua në shkurt nga qeveria gjermane, në përgjigje të kërcënimeve të Rusisë kundër Ukrainës.
Pas shpërthimeve javën e kaluar në tubacionet Nord Stream, kancelari Olaf Scholz tha se gazi nuk do të furnizohet më nga Rusia “për të ardhmen e parashikueshme”.
Përpara konfliktit në Ukrainë, Rusia furnizonte 55 për qind të gazit natyror të Gjermanisë, por qeveria arriti ta reduktojë këtë varësi në 26 për qind në fund të qershorit, sipas shifrave zyrtare.
4 Tet 2022
Gjermania mund të humbasë objektivat e kursimit të gazit në dimër
Gjermanët duhet të reduktojnë konsumin e gazit me të paktën 20 për qind për të kaluar dimrin pa mungesa, sipas një raporti të Deutsche Bank, por familjet tashmë e kanë rritur përdorimin e tyre.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.