Gjermania po përballet me mungesë furnizimi për 299 barna, tha organi rregullator i barnave në vend.
Arsyeja për pengesat në furnizime është mungesa e dërgesave nga vende si Kina dhe India, tha Instituti Federal Gjerman për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore (BfArM).
Rreth 80 për qind e barnave të shitura në Gjermani janë gjenerikë të prodhuar në vende si Kina dhe India. Në rastin e antibiotikëve, gjenerikët kanë një pjesë të tregut 100 për qind në Gjermani.
Megjithatë, pandemia vazhdon të prishë zinxhirin e furnizimit.
Sipas BfArM, barnat që mungojnë në Gjermani përfshijnë antibiotikë, ilaçe për diabetin, ilaçe kundër kancerit, imunosupresorë, antihipertensivë dhe qetësues kundër dhimbjeve.
Megjithatë, mungesa e barnave nuk është problem ekskluziv i Gjermanisë. Farmacistët në Francë dhe Zvicër kanë tërhequr gjithashtu vëmendjen ndaj pengesave të furnizimit për javë të tëra.
28 Nën 2022
Gjermania përballet me mungesë furnizimi për 299 barna
Barnat që mungojnë në Gjermani përfshijnë antibiotikë, ilaçe për diabetin, ilaçe kundër kancerit, imunosupresorë, antihipertensivë dhe qetësues kundër. dhimbjeve.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Spanja “nuk do ta lejojë” planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve
“Asnjë operacion i pasurive të paluajtshme nuk mund të mbulojë poshtërsinë, krimet kundër njerëzimit dhe turpin e asaj që është bërë në Gaza viteve të fundit. Nuk do ta lejojmë këtë. Spanja nuk do ta lejojë këtë”, tha kryeministri Sanchez.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.