Gjykata në Korenë e Jugut rrëzon kundërshtimin e presidentit Yoon për arrest          / Foto: AA

Gjyakata në Korenë e Jugut hodhi poshtë sot kundërshtimin e presidentit Yoon Suk Yeol për ekzekutimin e urdhrit për ndalimin e tij.

Një gjykatë lokale në kryeqytetin Seul hodhi poshtë kundërshtimet e ngritura nga avokati i Yoonit për urdhrin e arrestit për presidentin ndaj të cilit parlamenti muajin e kaluar votoi një mocion shkarkimi, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Më herët, ekipi ligjor i Yoonit tha se do të parashtronte një ankesë kundër kreut të Zyrës së Hetimit të Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë dhe pjesëtarët e policisë për përpjekjen për të ekzekutuar urdhrin për ndalimin e Yoonit.

Të premten, zyra e korrupsionit u përpoq të arrestonte Yoonin, por forcat presidenciale të sigurisë i bllokuan ata.

Urdhri i arrestit, i lëshuar javën e kaluar, mbetet i vlefshëm deri të hënën.

Yoon nuk i mbijetoi një vote shkarkimi më 14 dhjetor nga parlamenti dhe tani është në pritje të një gjyqi në Gjykatën Kushtetuese që do të përcaktojë nëse ai do të shkarkohet përfundimisht nga detyra ose do të rikthehet në detyrë, pas përpjekjes së tij të dështuar më 3 dhjetor për të vendosur ligjin ushtarak. Vendimi i gjykatës mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.

Yoon është presidenti i parë në detyrë në historinë e Koresë së Jugut që përballet me akuza për kryengritje dhe tradhti, së bashku me një ndalim udhëtimi.

Kjo është gjithashtu hera e parë që lëshohet një urdhër arresti për një president në Korenë e Jugut.

TRT Balkan / agjencitë