Hamasi: Bisedimet për armëpushim nuk janë pezulluar /         Foto: AA

Grupi i rezistencës në Gaza, Hamasi, tha se bisedimet për armëpushimin vazhdojnë dhe komandanti ushtarak i grupit është në gjendje të mirë shëndetësore, një ditë pasi ushtria izraelite shënjestroi Mohammed Deif me një sulm masiv ajror që zyrtarët lokalë të shëndetësisë thanë se vrau të paktën 90 njerëz, përfshirë fëmijë.

Ushtria izraelite tha se Rafa Salama, një komandant i Hamasit që e përshkroi si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Deif, u vra në sulmin e së shtunës. Salama kishte komanduar brigadën Khan Younis të Hamasit.

Hamasi hodhi poshtë idenë se diskutimet e ndërmjetësuara për armëpushim ishin pezulluar. Zëdhënësi Jihad Taha tha se "nuk ka dyshim se masakrat e tmerrshme do të ndikojnë në çdo përpjekje në negociata", por shtoi se "përpjekjet e ndërmjetësve mbeten në vazhdim".

Zyrtarët politikë të Hamasit këmbëngulën gjithashtu se kanalet e komunikimit mbetën funksionale midis udhëheqjes brenda dhe jashtë Gazës pas sulmit në jug të enklavës.

TRT Balkan / agjencitë