Hamasi: Penguese përgjigjja e Izraelit ndaj propozimit për armëpushim/ Foto: AA

Grupi palestinez i rezistencës - Hamas ka thënë se përgjigjja e Izraelit ndaj një marrëveshjeje kornizë për një armëpushim në Gaza nuk ndihmon në arritjen e një marrëveshjeje.

Në një konferencë për shtyp, udhëheqësi i lartë i Hamasit, Osama Hamdan tha se grupi i tij rishikoi përgjigjen izraelite dhe e konsideron atë një tërheqje nga kuadri i propozuar pasi "vendos kushte dhe pengesa që nuk ndihmojnë në arritjen e një marrëveshjeje për të ndaluar agresionin ndaj popullit tonë".

"Përgjigjja e pushtimit (izraelit) ndaj propozimit të Parisit nuk garanton lirinë e lëvizjes së banorëve dhe kthimin e njerëzve të zhvendosur në shtëpitë dhe zonat e tyre dhe gjithashtu nuk përfshin një tërheqje totale nga të gjitha zonat e Rripit të Gazës”, tha Hamdani.

Ai shtoi se sjellja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu "konfirmon se ai po vazhdon me një politikë evazioni dhe zvarritjeje" dhe nuk është serioz për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.

AA