Grupi Houthi i mbështetur nga Irani në Jemen ka raportuar se avionët e koalicionit amerikan dhe britanik kryen 15 sulme ajrore në qytetet Sanaa dhe Saada.
Sipas lajmit të televizionit Al-Mesira të lidhur me Houthitë, avionët e koalicionit amerikano-britanik kryen 6 sulme ajrore në zona si Al-Hafa dhe Jurban në veri dhe jug të kryeqytetit Sanaa.
Avionët e koalicionit kryen gjithashtu 9 sulme ajrore në rajonet Kehlan dhe Al-Ubla në lindje të qytetit Saada.
Nga ana tjetër, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, bëri të ditur se Forcat Ajrore të ShBA-së kanë kryer 5 sulme me saktësi në "zonat e ruajtjes së armëve nëntokësore" në zonat e kontrolluara nga Houthitë në Jemen.
Austin tha se këto sulme u kryen me bombardues B-2, të cilët janë shumë më të mëdhenj dhe mund të mbajnë bomba shumë më të rënda se avionët luftarakë të përdorur më parë.
Në Jemen, grupi Houthi i mbështetur nga Irani ka kontrolluar kryeqytetin Sanaa dhe disa rajone që nga shtatori 2014.
Qyteti Saada, në kufi me Arabinë Saudite, konsiderohet bastion i Houthive.