Grupi jemenas Houthi njoftoi të premten se forcat amerikane dhe britanike kishin kryer 73 sulme në Jemen dhe se pesë anëtarë të Houthive ishin vrarë.
Zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, tha se “armiku amerikano-britanik, në kuadër të mbështetjes së tij për vazhdimin e krimeve izraelite në Gaza, ka nisur një agresion brutal kundër Jemenit me 73 sulme”.
Saree tha se sulmet kishin në shënjestër "kryeqytetin Sanaa dhe provincat e Hodeidah, Taiz, Hajjah dhe Saada".
“Këto sulme rezultuan në vdekjen e pesë luftëtarëve dhe plagosjen e gjashtë”, shtoi zëdhënësi.
ShBA-ja dhe Britania e Madhe kryen sulme me raketa ndaj Houthive në Jemen të enjten mbrëma.
Sulmet kishin në shënjestër vendndodhje të shumta Houthi në qytetet jemenase të kontrolluara nga grupi i mbështetur nga Irani dhe pasuan një seri sulmesh të Houthi-ve në korsitë ndërkombëtare të anijeve në Detin e Kuq që filluan nëntorin e kaluar si përgjigje ndaj sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.
Presidenti i ShBA, Joe Biden, tha të premten se ai urdhëroi sulmet "në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të pashembullta nga Houthit ndaj anijeve detare ndërkombëtare në Detin e Kuq".