Burokracia e tepruar në Gjermani shkakton një humbje prej 146 miliardë eurosh në vit në kuadrin e prodhimit ekonomik.
Instituti për Kërkime Ekonomike (Ifo) ka publikuar rezultatet e hulumtimit "Kostot e Burokracisë - Reformat e nevojshme urgjente" të kryer për qëllime të Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë së Mynihut dhe Bavarisë së Epërme (IHK).
Hulumtimi në mënyrë specifike paralajmëroi për pasojat e shumta të burokracisë.
Siç u tha, një nga arsyet e humbjeve të mëdha financiare është mungesa e dixhitalizimit të shtetit dhe institucioneve, dhe u theksua se dixhitalizimi i administratës publike mund të luajë një rol të rëndësishëm në uljen e burokracisë.
Oliver Falck nga Instituti për Kërkime Ekonomike (Ifo) tha se edhe ky hulumtim tregon qartë se Gjermania ka nevojë urgjente për reforma në kontekstin e burokracisë.
"Shkalla e humbjeve të shkaktuara nga burokracia tregon se sa urgjentisht kemi nevojë për reforma. Kostoja për të mos bërë asgjë është e madhe në krahasim me potencialin e papërdorur," tha Falck.
Ai gjithashtu vuri në dukje se nëse Gjermania arrin nivelin e Danimarkës në dixhitalizimin e administratës publike, prodhimi ekonomik i vendit do të ishte 96 miliardë euro më i lartë në vit.
Kreu i IHK-së, Manfred Gosl, tha se është e nevojshme që sa më parë të fillojë dixhitalizimi i administratës publike.