Një valë e të nxehtit ka goditur disa pjesë të Indisë dhe kryeqyteti Nju Delhi ka shënuar temperaturën më të lartë të regjistruar të martën, njoftuan zyrtarët indianë.
Sipas Departamentit Meteorologjik të Indisë, dy zona në Nju Delhi regjistruan një temperaturë prej 49,9 gradë Celsius të martën.
Në disa qytete të tjera indiane, temperatura kaloi gjithashtu 49 gradë, ndërsa Churu në shtetin perëndimor të Rajasthan arriti në 50,5 gradë Celsius.
Meteorologët kanë njoftuar se kushtet nga "vala e të nxehtit deri në valë të rënda të të nxehtit" ka të ngjarë të lehtësohen gradualisht mbi Indinë veriperëndimore dhe qendrore nga 30 maji.
TRT Balkan / agjencitë