Prindërit në Indonezi janë të indinjuar për një projekt pilot të krijuar për të filluar shkollën në orën 5:30 të mëngjesit.
Skema e diskutueshme në Kupang të Indonezisë ka nxënësit e klasave të 12-ta në 10 shkolla të mesme që fillojnë mësimet në agim për të forcuar disiplinën e fëmijëve, sipas autoriteteve.
Megjithatë, prindërit dhe ekspertët e kanë kritikuar projektin për rreziqet shëndetësore me të cilat mund të përballen nxënësit për shkak të gjumit të tyre të kufizuar.
Prindërit raportuan se fëmijët e tyre janë "të lodhur" në kohën kur kthehen nga shkolla.
Ata gjithashtu kanë ngritur shqetësime për sigurinë e fëmijëve të tyre që nisen për në shkollë para agimit dhe se disa duhet të zgjohen rreth orës 4 të mëngjesit.
“Është jashtëzakonisht e vështirë, ata tani duhet të largohen nga shtëpia, ndërsa është ende errësirë. Nuk mund ta pranoj këtë, siguria e tyre nuk është e garantuar kur është errësirë dhe qetësi”, kështu shprehet një nënë e një 16-vjeçareje.
Një studim i kryer nga "Frontiers in Human Neuroscience" dhe i botuar në vitin 2017 ndoqi nxënësit që fillonin mësimin në orën 8:50 të mëngjesit për një gjysmëvjetor dhe më pas në orën 10 të mëngjesit për dy gjysmëvjetore dhe raportoi avantazhe të rëndësishme për një fillim me vonesë.
Në planin afatgjatë, privimi i gjumit mund të rrezikojë shëndetin e studentëve dhe të shkaktojë një ndryshim në sjellje, thotë Marsel Robot, një ekspert i edukimit nga Universiteti Nusa Cendana.