Të paktën një person u vra dhe dy u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë të mesme në shtetin amerikan Louisiana, raportojnë mediat lokale.
Ngjarja ka ndodhur në gjimnazin “Greensburg”, në shtetin federal Louisiana dhe viktimat janë nxënës.
Autoritetet thanë se të dyshuarit janë dërguar në paraburgim.
Për momentin nuk dihet motivi i sulmit me armë zjarri.
AA