Norma e inflacionit në Gjermani u rrit në 10 për qind në shtator, duke arritur një nivel të ri më të lartë që kur zyra e statistikave ka të dhëna të krahasueshme. Inflacioni u nxit sidomos nga rritja e përshpejtuar e çmimeve të energjisë dhe e ushqimeve.
Në gusht, norma e inflacionit ishte 7.9 për qind. Vlerësimi për shtatorin tregon rritjen më të fortë të çmimeve që nga viti 1996 dhe fillimi i periudhës së të dhënave të krahasueshme, shkruan Reuters.
Në disa krahina federale, inflacion i tillë nuk është parë që nga vitet e 50-ta të shekullit të kaluar.
Çmimet e energjisë në shtator u rritën për 43.9 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë përllogaritjet e Destatis. Në gusht, ato u rritën me 35.6 për qind.
Është përshpejtuar edhe rritja e çmimit të ushqimeve, 18.7 për qind në shtator, nga 16.6 për qind në gusht.
Në bazë mujore, çmimet e konsumit u rritën me 1.9 për qind në shtator, pas rritjes me 0.3 për qind në muajin gusht.
Destatis thekson rritjen “e dukshme” të çmimeve të energjisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe rritjen “mbi mesataren” e çmimeve të ushqimeve, të cilën e lidh me një rritje prej 22.3 për qind të çmimeve të prodhimit në sektorin ushqimor.
13 Tet 2022
Inflacioni në Gjermani më i larti nga Lufta e Dytë Botërore
Inflacioni në Gjermani arriti në nivel 10 për qind në shtator, duke shënuar inflacionin më të lartë që kur krahasohen të dhënat nga zyra gjermane e statistikës.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore