Në fund të muajit shtator u regjistrua dy shpërthime në gazsjellësin Nord Stream.     Foto: DPA

Një inspektim i dy rrjedhjeve të gazsjellësit “Nord Stream” që lidh Rusinë me Evropën ka përforcuar dyshimet se bëhet fjalë për akt sabotimi, thonë autoritetet suedeze.
“Mund të konkludojmë se ka pasur shpërthime në ‘Nord Stream’ 1 dhe 2 në zonën ekonomike ekskluzive të Suedisë që kanë çuar në dëmtim të madh të gazsjellësve”, tha prokurori publik Mats Ljungqvist gjatë një deklarate. Ai shtoi se “hetimet në vendin e ngjarjes kanë përforcuar dyshimet për sabotim të rëndë”.
Shpërthimet e gazsjellësve erdhën në kohën kur Nord Stream, që lidh Rusinë me Gjermaninë, tashmë ishin në qendër të tensioneve gjeopolitike me Rusinë që e shkurtoi furnizimin me gaz të Evropës në një hakmarrje të supozuar kundër sanksioneve të Perëndimit, që erdhën pas ofenzivës ruse në Ukrainë.

TRT Balkan / agjencitë