Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Türkiyes (MIT) ka shkatërruar objektivat e organizatës terroriste PKK/YPG në veri të Sirisë dhe Irakut.
Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë, MIT, pas sulmit terrorist kundër kompleksit të Industrive Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ), zhvilloi operacione kundër organizatës terroriste PKK në veri të Sirisë dhe Irakut.
Gjatë operacioneve u shënjestruan shumë pika strategjike si ndërtesa e infrastrukturës energjetike të organizatës, depoja e logjistikës dhe municionit.
Gjithashtu, u theksua se MIT-i do të vazhdojë operacionet e saj pa ndërprerje derisa të arrihet objektivi i planifikuar kundër organizatës terroriste PKK/YPG.
AA