Fiset arabe, nën presionin e organizatës terroriste, nisën një operacion kundër PKK/YPG-së në lindje të provincës Deir ez-Zor. Sipas informacioneve të marra nga burime vendase, pas një pushimi prej rreth 2 javësh, në provincën Deir ez-Zor në lindje të Sirisë, ka pasur sërish përleshje mes fiseve arabe dhe terroristëve të PKK/YPG-së.
Fiset arabe, nën presionin e organizatës terroriste, në mëngjes nisën një operacion kundër PKK/YPG-së në periferinë lindore të Deir ez-Zor-it.
Përleshje të dhunshme po zhvillohen në fshatrat Ziyben, Tayyane dhe Muhammediyye.
PKK/YPG-ja, e cila dërgoi shumë terroristë në rajonin ku u zhvilluan përleshjet, vendosi "shtetrrethim" për fshatrat Sabha, Ebrehiyye, Busayriye, Shahiil, Baghoz dhe Ziyban, ku jetojnë dendur fise arabe, për të parandaluar përhapjen e operacioneve në rajone të tjera. Në këto fshatra edhe 2 javë më parë pati përleshje të forta.
Fiset arabe pastruan 33 fshatra nga terrorizmi në provincat Deir ez-Zor, Raqqa dhe Hasakah dhe Manbij të Halepit në operacionet që ata kryen midis 27 gushtit dhe 13 shtatorit. Megjithatë, arabët u tërhoqën nga këto fshatra dhe u ulën në tryezën e bisedimeve me ShBA-në për të parandaluar viktimat civile si pasojë e sulmeve të organizatës terroriste.
Pushtimi i PKK/YPG në Deir ez-Zor
E gjithë popullsia e Deir ez-Zor-it, të cilën organizata terroriste e pushtoi nën pretekstin e "luftës kundër DEASh"-it me mbështetjen e ushtrisë amerikane, përbëhet nga arabë.
Organizata terroriste rekruton me forcë fëmijë arabë në rajonet e pushtuara.
Organizata, e cila gjeneron të ardhura duke sekuestruar puset në rajon dhe duke ia shitur ato administratës së Damaskut nëpërmjet kontrabandistëve, pavarësisht sanksioneve të ShBA-së, i përdor të ardhurat për aktivitetet e veta, ndërsa banorët e rajonit janë të privuar nga shërbimet dhe ndihmat lokale.