Disa ushtarë amerikanë u plagosën në një sulm me raketa në bazën ajrore ushtarake amerikane Al Asad, në perëndim të Irakut.
Lajmin për sulmin në bazën amerikane në Irak e kanë publikuar mediat amerikane duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zyrtarët amerikanë raportuan se sulmi në bazën ajrore Al Asad ishte një sulm me raketa dhe se disa ushtarë amerikanë u plagosën.
Edhe pse Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) nuk ka lëshuar ende një komunikatë zyrtare në lidhje me incidentin. Po ashtu, akoma nuk dihet nëse sulmi në fjalë është kryer nga grupe të mbështetura nga Teherani si një zgjatje e tensioneve në rritje midis Iranit dhe Izraelit.
Baza ajrore Al-Asad ndodhet në provincën Anbar në perëndim të Irakut. Fillimisht njihej si Baza Ajrore Kadisiyah. Ishte baza ajrore e dytë më e madhe ushtarake amerikane në Irak gjatë Operacionit Liria e Irakut.