Data e përfundimit të misionit të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Irak do të shpallet së shpejti, tha të martën kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani.
“Sot, Iraku në 2024 nuk është i njëjtë me Irakun në 2014, ne e mposhtim ISIS-in me sakrificat tona dhe pozicionin e popullit irakian”, tha al-Sudani në një intervistë për Bloomberg.
“Kemi konstatuar se justifikimet (për misionin e koalicionit, op.a.) kanë mbaruar, nuk ka më nevojë për një koalicion prej 86 vendeve”, shtoi ai.
Kryeministri i Irakut shpjegoi se ka një mirëkuptim për tërheqjen e koalicionit.
Ai, megjithatë, tha se fundi i misionit të koalicionit nuk do të thotë "një ndarje midis Irakut dhe vendeve të koalicionit, përfshirë ShBA-në", duke shtuar se Bagdadi po zhvillon bisedime dypalëshe me Uashingtonin për ndërtimin e "marrëdhënieve të qëndrueshme të sigurisë".
"Ne kemi kaluar nga një periudhë luftërash në një periudhë stabiliteti. ISIS nuk përbën kërcënim për shtetin (irakian, op.a.)," theksoi ai.
Sipas Pentagonit, ShBA-ja aktualisht ka një prani ushtarake prej rreth 2,500 personeli në Irak si pjesë e Task Forcës së Përbashkët të Kombinuar dhe përpjekjeve të Operacionit Inherent Resolve.