Irlanda ka njohur sot zyrtarisht shtetin palestinez, ka bërë të ditur kryeministri i atij vendi, Simon Harris, në një konferencë për shtyp në Dublin.
Harris tha se vendimi për të njohur Palestinën si shtet u mor muajin e kaluar dhe se Irlanda po e merr këtë hap së bashku me Spanjën.
"Sot, Irlanda, Norvegjia dhe Spanja njoftojnë se ne njohim shtetin e Palestinës. Secili prej nesh tani do të ndërmarrë çfarëdo hapi kombëtar të nevojshëm për të zbatuar atë vendim," tha Harris.
Kryeministri irlandez Harris tha gjithashtu se ai ka folur me një numër liderësh dhe kolegësh dhe se ka besim se në javët e ardhshme më shumë vende do ta njohin shtetin e Palestinës.
"Kjo është një ditë historike dhe e rëndësishme për Irlandën dhe Palestinën," tha Harris.
AA