Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe anëtarët e delegacionit të tij, të cilët vdiqën në një aksident me helikopter të dielën, do të varrosen në qytetin e Qomit të martën pasdite.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit (IRNA) publikoi programin e funeralit të Raisit.
Është thënë se varrimi i liderit dhe delegacionit që e shoqëron do të bëhet në qytetin e Qomit në orët e para të pasdites, pas përkujtimit që do të mbahet në Tabriz.
Një helikopter që transportonte presidentin iranian Raisi dhe ministrin e jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, Guvernatorin e Azerbajxhanit Lindor Malik Rehmati dhe Imamin Ayatollah Al-Hashem thuhet se "u ul me vështirësi" dje për shkak të kushteve atmosferike ndërsa kthehej nga një ceremoni e hapjes së digës në kufi me Azerbajxhanin.
Më pas u konfirmua se në këtë aksident nuk kishte të mbijetuar.