Izrael, shqyrtohet pranimi nga Hamasi i propozimit për armëpushim në Gaza        / Foto: AA

Duke folur për transmetuesin shtetëror izraelit KAN, një zyrtar izraelit komentoi lajmin për pranimin e propozimit nga Hamasi në lidhje me marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Ai vuri në dukje se detajet e përgjigjes së Hamasit janë në pritje dhe se do të merren në konsideratë.

"Ne do të përpiqemi të kuptojmë se çfarë pranon Hamasi dhe çfarë jo," tha ai.

Shefi i Byrosë Politike të lëvizjes Hamas, Ismail Hanije, sot ka njoftuar zyrtarët e Katarit dhe të Egjiptit se ka pranuar propozimet në lidhje me marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Njoftimi nuk përmbante informacione për përmbajtjen e ofertave dhe propozimeve.

TRT Balkan / agjencitë